Futboll

Botërori i klubeve me 32 skuadra, FIFA i jep 12 vende Europës

Gazeta Si – Këshilli i FIFA-s ka përcaktuar sot modalitet e pjesëmarrjes, specifikisht shpërndarjen e vendeve për konfederatat kontinentale, në Botërorin e klubeve, që në vitin 2025 do të jetë me 32 skuadra. Vendi organizator mbetet ende për t’u përcaktuar.

Datat e ndeshjeve janë në qershor-korrik, kështu që duke përjashtuar Katar 2022, do të jetë si Botërori për kombëtare. Vendet pjesëmarrëse, sipas ndarjes së FIFA-s, do të jenë: 4 për kconfederatën afrikane, 4 për Azinë, 4 për Concacaf, 1 për Oqeaninë, 6 për Conmebol amerikano-jugore, 12 për UEFA-n, pra për Europën, si dhe një për federatën e vendit organizator, për një total prej 32 skuadrash.

Presidenti i FIFA-s, Infantino, gjate finales se fundit te Boterorit te klubeve. Gazeta Si, 14 shkurt 2023

Mbetet të kuptohet se si do të zgjidhen pjesëmarrësit, nëse do të ketë ‘wild card’ për klubet më prestigjiozë, apo në bazë të rezultateve në kompeticionet e ndryshme ndërkombëtare.

Formula duhet të jetë ajo e zakonshmja: 8 grupe me nga 4 skuadra dhe pastaj eliminim direkt që nga faza e 1/8-ve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë