Futboll

Botërori i klubeve, edicioni i parë me 32 skuadra do të zhvillohet në SHBA

Gazeta Si – Përcaktohet vendi, ku do të zhvillohet Botërori i parë i klubeve me 32 skuadra. Edicioni i parë me këtë format do të zhvillohet në 2025-ën dhe këshilli i FIFA-s ka vendosur me unanimitet që të organizohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëj vit para Kupës së Botës me 48 skuadra.

"Kupa e Botës për klube 2025 do të jetë maja e futbollit profesionist të elitës. Ka një interes të jashtëzakonshëm dhe SHBA-të janë vendi ideal për organizimin e këtij turneu të ri global, - ka thënë presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino. – Me disa nga klubet më të mira tashmë të kualifikuara, fansat e çdo kontinenti do të sjellin energjinë dhe pasionin e tyre në SHBA pas dy vitesh".

Xhani Infantino, presidenti i FIFA-s. Gazeta Si, 24 qershor 2023

Data e parashikuara janë qershor-korrik, si për Botërorin e kombëtareve. Vendet për klubet pjesëmarrëse janë ndarë kështu: 4 nga konfederata afrikane, 4 nga Azia, 4 nga Konkacaf, 1 nga Oqeania, 6 nga Konmebol amerikano-jugore, 12 nga Europa dhe 1 nga federata kombëtare e vendit organizator.

12 skuadrat e kualifikuara
Al-Hilal – kampion AFC Champions League 2021
Urava Reds – kampion AFC Champions League 2022
Al-Ahli – kampion CAF Champions League 2020/21 e 2022/23
Uidad Kasablanka – kampion CAF Champions League 2021/22
Monterrei – kampion CONCACAF Champions League 2021
Siatëll Sounders – kampion CONCACAF Champions League 2022
Leon – kampion CONCACAF Champions League 2023
Palmeiras – kampion Copa Libertadores 2021
Flamengo – kampione Copa Libertadores 2022
Çelsi – kampione UEFA Champions League 2020/21
Real Madrid – kampion UEFA Champions League 2021/22
Mançester Siti – kampione UEFA Champions League 2022/23


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë