Futboll

Botërori i femrave/ Start me fitore për vendet organizatore, Zelandën e Re dhe Australinë

Gazeta Si – Ka nisur sot Botërori i futbollit për femra, që zhvillohet në Zelandën e re dhe në Australi. Dhe dy ndeshjet e para, sipas rregullit, u kanë takuar dy vendeve pritëse, që kanë marrë edhe fitoren e parë.

Zelanda e Re dhe Australia, që bëjnë pjesë respektivisht në grupet A dhe B, e kanë nisur eventin me buzeqeshje, duke mundur Norvergjinë dhe Irlandën me të njëjtin rezultat, 1-0.

Fitore befasuese e Zelandës së Re në ‘Eden Park’, falë golit të Hanah Uillkinson, që u zgjodh edhe lojtarja më e mirë e ndeshjes. Të zonjat e shtëpisë kishin edhe një shans të mirë për golin e dytë në fund, por Ria Percival e humbi penalltinë. Ishte një fitore surprizë për Zelandën e Re, që arriti të bllokonte ‘Topin e Artë’, norvegjezen Ada Hegerberg.

Australia feston golin e fitores. Gazeta Si, 20 korrik 2023

Po 1-0 fitoi edhe Australia, falë një goli me penallti të Stef Kastlei. Kjo ndeshje ishte e para për grupin B dhe u ndoq nga 75 mijë spektatorë në ‘Olympic Stadium’ të Sindeit. Nesër luhen dy ndeshjet mes Filipineve dhe Zvicrës dhe Nigerisë dhe Kanadasë, që mbyllin xhiron e parë për grupet A dhe B.

SHBA-të, si gjithmonë, mbeten pretendente për fitimin e trofeut. Ceremonia e hapjes së Botërorit u zhvillua në Zelandën e Re.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë