Motosport

Botërori i F.1 lë përfundimisht Europën, Singapori ndez dritat për sprintin final

Gazeta Si – Sprinti final i Botërorit të Formula 1 nis këtë fundjavë në Singapor, me 8 garat e fundit të 2023-shit. Kampionati lë përfundimisht Europën dhe spostohet në Lindje.

Shpresat për titull të rivalëve të Maks Vershtapen dhe Red Bull-it janë realisht të limituara. Në rrugët e Marina Bay, një cirkuit qyteti, lideri i Botërorit nuk ka fituar asnjëherë në fakt. Një event shumë i rrallë ky, që zgjon shpresat e Ferrarit, Mercedesit dhe ndoshta Aston Martin.

Red Bull-i triumfoi vitin e kaluar me Serxhio Perez, por në ‘historikun’ e Singaporit është edhe një tripletë e Sebastian Fetel, nga 2011-a në 2013-shin. Katër suksese për Mercedesin (1 me Rosberg dhe 3 me Hemilton), dhe 3 për Ferrarin.

Ndërprerja e serisë së fitoreve radhazi të Red Bull-it duket një mision me pak shanse edhe në Marina Bay. Për Ferrarin duket shumë e vështirë, pasi pista e Singaporit kërkon ngarkesë të lartë, ndërsa dy pilotët e skuderisë italiane kanë bërë më mirë në cirkuite me karakteristika të kundërta. Ngjitja në pod duket vërtet mjaft e vështirë për Leklerk dhe Sainz.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë