Futboll

Botërori 2026, FIFA pritet të miratojë formatin me 48 skuadra

Gazeta Si – Në krahasim me Katar 2022 do të jenë 16 kombëtare më shumë dhe do të kalohet nga 64 në 104 ndeshje gjatë kompeticionit. Zyrtarizimi duket vetëm një hap larg. Me këtë format, edhe Shqipëria do të kishte më shumë shanse për të shkuar për herë të parë në histori në një Botëror.

Pasi ka punuar gjatë për formatin, FIFA është gati që të aprovojë një Botëror me 48 skuadra. Edicioni i 2026-ës, që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, do të ketë 104 ndeshje ndaj 64 që u luajtën në Katar 2022, ku merrnin pjesë "vetëm" 32 kombëtare.

Selia e FIFA-s. Gazeta Si, 14 mars 2023

Vendimi zyrtar është shumë afër dhe duhet të bëhet i ditur orët e ardhshme, pas mbledhjes së këshillit drejtues në Kigali, në Ruanda.

Sipas mediave angleze, kalimi nga 32 në 48 skuadra do të shoqërohet edhe nga ndryshime të tjera. Fillimisht ishte folur për 16 grupe me nga 3 skuadra, por pritet që ndarja të jetë më klasike, 12 grupe me nga 4 kombëtare secili. Në këtë mënyrë, do të kalonin më tej dy të parat çdo grupi dhe 8 vendet e treta më të mira. Jo në 1/8-t si në Katar 2022, por në 1/16-at.

Në Botërorin e 2026-ës do të luhet një tur më shumë, do të shkohet nga 7 në 8 ndeshje për fazën finale. Për FIFA-n do të thotë më shumë të ardhura, mes 10 dhe 12.5 miliardë eurove.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë