Motosport

Botërori 2024 starton nën shenjën e kampionit Vershtapen, në pod edhe Perez dhe Sainz

Gazeta Si – Shumë zhurmë për asgjë. Nën dritat e Sakhir, Maks Veshtapen dhe Red Bull kanë treguar qartë superioritetin e tyre. Botërori 2024 ka nisur aty ku përfundoi ai i 2023-shit, nën shenjën e binomit kampion në fuqi.

Holandezi, që u nis i pari, filloi menjëherë shkëputjen, kurse shoku i skuadrës, Serxhio Perez, fitoi në harkun e pak xhirove vendin e dytë. Ferrari e ka parë gotën gjysmë plot në këtë garë, pasi është ngjitur në pod me Karlos Sainz, i cili bëri disa parakalime, mes tyre edhe shikun e skuadrës Leklerk. Ky i fundit pati një problem me frenat, por arriti t’i marrë vendin e 4-t Rasëllit.

Mecedes (power unit) edhe në gjysmën e dytë të ‘top 10’: Lando Norris, Ljuis Hemilton, Oskar Piastri, Fernando Alonso dhe Lens Stroll mbyllën sipas radhës 10-shen më të mirë të garës së parë.

Leklerk provoi ta sulmonte Vershtapenin që në start, por kampioni në fuqi nuk lëshoi pe. Që në kthesën e parë pati një kontakt mes Stroll dhe Hukenberg. Vershtapen filloi shkëputjen, i ndjekur nga kuarteti i përbërë nga Rasëll, Leklerk, Perez dhe Sainz.

Gara më pas pati disa parakalime, si ai i Sainz ndaj Leklerk. Në sprintin final kanë komanduar dy makinat Red Bull, të ndjekur nga Ferrari i Sainz. Leklerk mbajti vendin e 5-të, pavarësisht disa problemeve, duke qëndruar pas Rasëll, që gaboi në një kthesë dhe francezi përfitoi për ta kaluar. Vershtapen dhe Perez kalojnë finishin të parët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë