Motosport

Botas mund Hemiltonin dhe niset i pari në Portimao, Vershtapen nervoz

Valteri Botas ka regjistruar kohën më të mirë në Portimao dhe nesër do të niset i pari. Finlandezi ka bërë një xhiro perfekte, duke dalë 7 të mijëtat më mirë se shoku i skuadrës, kampioni Ljuis Hemilton. Maks Vershtapen ka zënë vendin e tretë, ndërsa Sainz niset nga rreshti i tretë dhe Leklerk nga vendi i katërt.

Të gjithë prisnin një “pole position” nga Ljuis Hemilton apo Maks Vershtapen, por më i miri ishte Valteri Botas. Anglezi ka humbur mundësinë për “pole” numër 100, shpresonte, sepse 1 maji për të ka një domethëjnie të veçantë. Do të ishte një mënyrë për të nderuar idhullin Airton Sena, i cili në Portugali (Estoril) kishte regjistruar “pole” e parë. Por kampioni i botës mbeti 7 të mijëtat prapa Botas.

Makina e Valteri Botas në pistë. Gazeta Si, 1 maj 2021

Një “hakmarrje” e këtij të fundit, që u masakrua në Imola, jo vetëm për incidentin me Rusell, por gjithë javën ishte në vështirësi. Nëse rreshti i parë është i gjithi Mercedes, i dyti është i gjiti Red Bull. Pritej më shumë, por Vershtapen nuk ia doli dhe mënyra si largoi kamerat tregon qartë se ai ishte mjaft nervoz. Në xhiron e fundit ai pati një kryqëzim me Sebastian Fetel dhe nga vendi i parë e ndajnë 4 të dhjetat. Në vend të katërt doli Serxhio Perez.

Te Ferrari, xhiron më të mirë e regjistroi Karlos Sainz, që për herë të parë pozicionohet më mirë se Leklerk në nisje. Francezi renditet në vend të 5-të dhe 6 të dhjetat larg nga Botas.

Nisja e makinave në Portimao
Rreshti i parëa: Botas (Mercedes), Hemilton (Mercedes)
Rreshti i dytë: Vershtapen (Red Bull), Perez (Red Bull)
Rreshti i tretë: Sainz (Ferrari), Okon (Alpine)
Rreshti i katërt: Norris (MekLaren), Leklerk (Ferrari)
Rreshti i pestë: Gasli (AlphaTauri), Fetel (Aston Martin)
Rreshti i gjashtë: Rusell (Uilliams), Xhovinaci (Alfa Romeo)
Rreshti i shtatë: Alonso (Alpine), Tsunoda (AlphaTauri)
Rreshti i tetë: Raikonen (Alfa Romeo), Riçardo (MekLaren)
Rreshti i 9-të: Stroll (Aston Martin), Latifi (Uilliams)
Rreshti i dhjetë: Shumaker (Has), Mazepin (Has)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë