Ekonomi

Inflacioni në prill, 6.2%, ndikuar nga transporti dhe ushqimet

Inflacioni në vend arriti 6.2% në muajin prill, ndikuar nga rritjet e vazhdueshme të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, dhe transportit.

Të dyja këto grupe, shënuan rritje mujore me 3.6% dhe 1.2%, respektivisht.

Nga muaji mars, indeksi është rritur me 0.7%. Në majin e vitit të shkuar, inflacioni ishte 1.9%.

Kontribut dha edhe rritja e lëndëve, djegëse, uji dhe energjisë, me 0.5%. Pijet alkoolike dhe duhani, hotelet, kafenetë dhe restorantet kontribuan me 0.2%.

Rritja vjetore llogaritet edhe më e lartë, ku transporti është rritur me 22.5%, ushqimi bashkë me pijet joalkoolike me 9.9%. Hotelet, kafenetë dhe restorantet me 4.9% dhe pije alkoolike e duhan me 4.3%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë