-
Një rrëshqitje toke, e shkaktuar nga tërmeti, shkatërron qindra shtëpi në qytetin e Atsumas në ishullin verior të Japonisë. -
Vullkani Villarrica shpërthen nën dritën e yjeve, në qyteti Pucon, në Kili. -
Një fëmijë ulet në pragun e shtëpisë, i veshur si Zoti Krishna gjatë festivalit të lindjes së Zotit në Bangladesh.
-
Kultivuesit e kokainës përleshen ashpër me forcat e policisë, pas urdhrit të qeverisë për të shkatërruar plantacionet ilegale të kokas, në La Punta të Bolivisë. -
Një demonstrues palestinez qëllon me gurë trupat izraelite, ndërkohë që palestinezët protestuan për t’u kthyer në atdheun e tyre, në gardhin kufitar midis Izraelit dhe Gazës. -
Protestuesit irakianë mbrojnë njëri-tjetrin gjatë një proteste pranë zyrës së qeverisë në Basra. -
Ferma më e bukur e lulediellit në Portugali ndodhet pranë qytetit të Portelit. -
Drerët pushojnë gjatë një dite me diell në Parkun Phoenix në Dublin, Irlandë. -
Një djalosh sirian vë një maskë të improvizuar, mes raporteve se qeveria do të sulmojë sërish me gaz kimik Idlibin. -
Qytetarët shikojnë me dhimbje djegin e Muzeun Kombëtar të Brazilit në Rio de Janeiro -
Një aktiviste e komunitetit LGBT feston pas vendimit të Gjykatës Supreme për mosdiskriminimin e homoseksualëve dhe lesbikeve. -
Qeveria e Mianmarit lë në burg dy gazetarët e “Reuters”, Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo, të cilët u arrestuan disa ditë më parë.
-
Punonjësit përgatisin statujën e Supermanit për ankandin gjigant që do të mbahet këtë muaj në Londër. -
Cindy McCain, bashkëshortja e senatorit amerikan John McCain, qëndron e heshtur mbi arkivolin e tij, në Kapitol. -
Një 14 vjeçar luan në një rrugicë të Havanës me prezervativ. Prezervativët janë ndër produktet më të importuara në Kubë, për shkak të përqendrimit të qeverisë tek
shëndeti seksual. -
Të burgosurit mbushin çantat me rërë, ndërkohë që stuhia tropikale Gordon i afrohet Gjirint St Louis, në Misisipi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.