Taksa

Borxhi tatimor, bizneset e fjetura barra më e madhe e shtetit. 115 mld lekë të papaguara

Nga Gazeta ‘SI’- Borxhi tatimor i bizneseve dhe individëve arriti në vlerën e 155 mld lekëve në vitin 2023. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Tatimeve, në një vit ky borxh është rritur me mbi 8 mld lekë. Bizneset pasive janë barra më e madhe e këtij dikasteri, të cilat kanë detyrime rreth 115 mld lekë. Pjesa tjetër i përket subjekteve aktive. 82% e borxhit total është më i vjetër se 2 vite.

Pjesa më e madhe e tij është krijuar nga detyrimet e TVSH-së, mbi 55 mld lekë dhe tatim-fitimi rreth 45 mld lekë. sigurimet shoqërore dhe shëndetësore janë në vlerën e 22.5 mld lekëve, tatimi në burim 6 mld, TAP 2.3 mld dhe DIVA 462 mln.

Mbledhja e të ardhurave në mënyrë eficiente është një nga rekomandimet e KLSH për administratën tatimore, por mesa duket ende nuk është vënë në funksion. Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë se borxhi i përket rreth 5 mijë bizneseve.  Po ashtu, përllogarit se dëmi në buxhetin e shtetit nga Doganat vlerësohet rreth 10 mld lekë, nisur nga rastet kontrabandë, deklarimi i çmimeve më të ulëta dhe shkelje me akcizën.

Një tjetër rekomandim për Tatimet është edhe shtimi i punonjësve që merren me arkëtimet, për të ulur kështu borxhin doganor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë