Gazeta Si – “Sot janë 26 vende të Bashkimit Europian që po diskutojnë në lidhje me nevojën e një pauze humanitare të menjëhershme në Gaza, që të garantojë një paqe të qëndrueshme. Këto vende kërkojnë që të mos ketë një operacion ushtarak në Rafah”.
Janë fjalë të thëna nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, pas Këshillit të punëve të jashtme.
“Ministrat po ashtu kanë kërkuar që të respektohen të drejtat e njeriut, të respektohet sentenca e Trupës së Drejtësisë. Izraeli duhet të bëjë më shumë për ndihmat humanitare deh për të mbështetur popullsinë”, – shtoi më tej Borell.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.