Ekonomi

Bordi njofton çmimet e karburanteve, nafta ulet vetëm me 1 lekë

Bordi i Transparencës ka bërë publike çmimet e reja të karburanteve.“Bordi” ka vendosur që nafta nga dita e sotme të shitet me 220 lekë/litri.

Sipas këtij vendimi çmimi i naftës është ulur vetëm me 1 lekë.

"Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 220 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 208 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 199 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 187 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet", thuhet në njoftim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë