Kosova

Bombardimet e NATO-s mbi forcat serbe, Vuçiç: Ndërhynë pa asnjë të drejtë dhe vranë fëmijë

Nga Gazeta 'Si'-Në 25-vjetorin e nisjes së operacionit të NATO-s për çlirimin e Kosovës nga gjenocidi i Serbisë, presidenti serb Aleksander Vuçiç përmes një postimi në Instagram ka shkruar se ndërhyrja e forcave ishte pa asnjë të drejtë.

Sipas tij, NATO shkatërroi Serbinë për 78 ditë dhe ndërhyri pa vendim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Sot bëhen 25 vjet nga fillimi i agresionit të NATO-s. 19 nga më të fuqishmit dhe më të fortët e sulmuan Serbinë. Pa asnjë të drejtë dhe për herë të parë pa vendim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Na shkatërruan vendin për 78 ditë. Ata vranë fëmijë. Pjesë territori.

Megjithatë, pavarësisht gjithçkaje, Serbia jeton. E zgjuar. E fortë. Më trime. E zhdrejtë. Dhe mbi të gjitha e lirë. Liria është më shumë se ajri, liria nuk do të na hiqet kurrë. Rroftë Serbia”, shkroi ai në Instagram.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë