Biznes

“Bojkotoni Heineken”, protesta kundër birrës që po promovon vaksinimin

Heineken transmetoi një reklamë njëminutëshe në mediat sociale që tregonte disa të moshuar duke vallëzuar në një klub nate dhe duke garuar për t'u zhytur në det. Reklama përfundonte me mesazhin: “Nata është e të vaksinuarve. Koha për t'u bashkuar me ta.”

Deri të premten, grupe të përdoruesve të pakënaqur në Twitter po kërcënonin se do të bojkotonin kompaninë e birrës me #BoycottHeineken. Disa ngarkuan video me hapjen e shisheve të birrës dhe derdhjen e saj në lavamanët e kuzhinës në shenjë proteste. Të tjerët e përshkruan reklamën si propagandë pro vaksinimit.

"Reklama ka të bëjë me mbështetjen e industrisë së shërbimeve dhe kthimin në bare dhe restorante të sigurta në mënyrë që të gjithë të jemi përsëri në normalitet", tha një zëdhënës i Heineken në një deklaratë.

Prodhuesi i dytë më i madh në botë iu bashkua kompanive që zbatojnë fushata reklamash për të promovuar vaksinimin. Ekzekutivët e lartë gjithnjë e më shumë po luftojnë me grupet anti-vaksinave, grupime që paraqesin një rrezik të veçantë për modelet e biznesit të markave të ndërtuara në ndërveprimin shoqëror në bare, restorante dhe klube nate.

Birra Budweiser po dërgon letra javore për 150.000 punonjësit e kompanisë duke i nxitur ata të vaksinohen kur është e mundur dhe ka ftuar mjekun e kompanisë për të promovuar vaksinimin në sallat e qytetit dy herë në muaj.

Burimi: Bloomberg/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë