Media Galeri

Boja e re super e bardhë që reflekton 95.5 përqind të dritës së Diellit

Shkencëtarët thonë se kanë krijuar një bojë të re super të bardhë që reflekton 95.5 përqind të dritës së Diellit që e godet atë.
Akriliku i ri, i zhvilluar në Universitetin Perdue, Indiana (SHBA), mbetet dukshëm më i freskët se temperatura përreth, si ditën ashtu edhe natën.
Ekipi projektoi bojën me mbushës të karbonatit të kalciumit për të minimizuar sasinë e dritës ultravioletë që thith boja, në vend të grimcave standarde të dioksidit të titanit.

Studiuesit thonë se kjo bojë mund të përdoret edhe për të mbajtur ndërtesat më të freskëta në mënyrë natyrale, duke ndihmuar në zvogëlimin e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga kondicionimi i ajrit dhe teknologjia tjetër që përdoret për ftohjen e godinave.
Për të zhvilluar një bojë komerciale të qëndrueshme që ftohet pasivisht, Xiulin Ruan, profesor në Shkollën e Inxhinierisë Mekanike të Purdue, përdori mbushës të karbonatit të kalciumit për të minimizuar sasinë e dritës ultravioletë që thith boja. Gjatë testimit, akriliku i ri mbeti 10 gradë C nën temperaturën e mjedisit përreth gjatë natës dhe të paktën 1.7 gradë C më i ulët kur dielli ishte në kulm.

https://www.youtube.com/watch?v=caFzYvYAUo4&feature=emb_logo

Bojëra të tjera të bardha 'që refuzojnë nxehtësinë' reflektojnë vetëm rreth 80 deri 90 përqind të dritës së dukshme dhe nuk mund të arrijnë temperatura më të ulëta sesa ambienti përreth. Cilësitë e akriliku me bazë karbonat kalciumi tejkaluan bojën komerciale, në momentin kur ai iu nënshtruar rrezeve infra të kuqe.
“Boja jonë është në përputhje me procesin e prodhimit të bojës komerciale dhe kostoja mund të jetë e krahasueshme ose edhe më e ulët”, tha Ruan. Sipas tij, çelësi i suksesit është që të sigurohet besueshmëria e bojës në mënyrë që ajo të jetë e vlefshme në aplikimet afatgjata në natyrë.
Ruan thotë se boja mund të ketë shumë aplikime, duke përfshirë parandalimin e mbinxehjes së pajisjeve të telekomunikacionit në natyrë.
"Kjo bojë mund të përdoret edhe për të luftuar ndryshimin e klimës pasi ajo refuzon rrezet e diellit dhe rrezaton nxehtësinë në hapësirë," tha Ruan në një deklaratë. /Burimi: MailOnline. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë