Lajme

Bode anëtar në BSH? Salianji: E rëndë nëse pranon propozimin

Propozimi i qeverisë për të propozuar ish-ministrin e Financave, Ridvan Bode, si anëtar në Këshillin Mbikëqyrës në Bankën eShqipërisë, ka shkaktuar debatet e para në radhët e opozitës.

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka deklaruar se ky është një rast që përdoret nga qeveria për diversione të brendshme në PD. Salianji shtoi se ky është rasti i dytë, pas propozimit të Majlinda Bregut në një funksion qeveritar.

“Qëndrimi im ka qenë i qartë prej kohësh në lidhje me çdo lloj funksionari të PD, që kush merr apo përfaqëson qytetarë të caktuar, nuk mund t’i tradhtojë interesat e tyre, - tha ai për “Ora News”. - Nuk besoj dhe nuk dua të besoj për shkak edhe të një respekti dhe njohje që kam, që do ta pranonte një propozim që vjen nga qeveria pavarësisht aftësisve, të cilat nuk i vihen në dyshim. Për mua do të ishte e rëndë. Është rasti i dytë, më parë ish-ministrja e Integrimit propozohet nga qeveria dhe ka marrë një funksion qeveritar, të jenë raste të përdorimit të qeverisë për diversion të brendshme në PD”.

Deputeti demokrat nënvizoi se këto janë raste “ku është e qartë që nuk mund t’i dhimbsen PD disa njerëz që propozohen nga qeveria, sesa njerëzit që luftojnë çdo ditë me arrogancën apo arbitraritetin”, u shpreh Salianji.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë