Njerez

Bobo Vieri bëhet baba për herë të parë: Kjo është vërtet lumturia

“Mirëserdhe Stella!” Lumturia e Christian Vieri-it, 45 vjeç dhe Costanza Caracciolo, 28, rri e gjitha tek mirëpritja e fëmijës së tyre të parë në këtë botë, vogëlushes së lindur në Milano më 18 nëntor të 2018-ës. I pari që bëri lajmërimin e gëzueshëm ishte ish-futbollisti, i cili ende nuk e beson se është bërë baba. “ E dashur Coco Pops! Ishte dita më e bukur e jetës sime…Tani e kuptoj emocionin që ndien një prind kur i vendosin në krahë foshnjën, për këtë mrekulli që jeta na ka dhuruar, do të të jem gjithnjë mirënjohës, për të gjithë jetën. Të dashuroj”, i ka shkruar Vieri partneres së tij, ndërsa ka ndarë emocionet prej prindi të ri.


Ish-velina, merr disa orë të merituara pushimi dhe pastaj i përgjigjet e lumtur, në rrjetet sociale: “Në periudhën e fundit përsërisja, duke qeshur, se isha shtatzënë prej një viti e që pastaj, duke qeshur e duke bërë shaka nuk ishte edhe ndonjë gënjeshtër e madhe! Edhe një hap drejt fundit nuk qe gjë e lehtë, por a mund të të them diçka? Për të bërë kryevepra ka gjithmonë nevojë për më shumë kohë, ndaj shpirti im ia ka vlejtur e gjitha”, bën të ditur në një diçiturë mbi foto, duke folur rreth muajve të gjatë të shtatzënisë dhe lindjen. “Pa babain tënd” e përmbyll velina, duke iu drejtuar të porsalindurës, “nuk do të kisha të njëjtën forcë përtej mundësisë për të njohur esencën e vërtetë të lumturisë. Sa më shumë ju shoh, aq më shumë më shkrihet zemra. Ju dua pafundësisht. Faleminderit!” Shumë urime u kanë ardhur prej miqve, kolegëve, duke i mbushur me komente profilet e Instagramit të të dyve, mes zemrash, biberonësh e tullumbacesh. Të gjitha për Stella-n.


Ata janë bashkë prej pothuajse dy vitesh, një bashkim që ajo nuk e imagjinonte. “E njoh Vieri-n prej kohësh, por nuk do e kisha menduar të krijoja një familje me të”, kishte rrëfyer Caracciolo, pak kohë më parë. “E njoh prej dhjetë vitesh, sepse kemi shumë miq të përbashkët. Është e çuditshme sesi ndonjëherë dashurinë e jetës e ke përpara syve, por e kupton vetëm kohë më vonë.”   

Ai me ish-velinën, pas një jete prej bomberi në fushë dhe jo vetëm, është shtruar: “Çështja është e thjeshtë: kur je beqar bën ç’të duash, nëse do të shoqërohesh me një grua nuk ka probleme, por nëse fejohesh, përqendrohesh në maksimum mbi atë njeri. Jam argëtuar shumë, por tani jam me Costanza-n.”

Shtatzëninë, pas muajsh pasigurish, e zbuluan vetëm në mes të verës, me një shkrepje ku ajo ishte me kostum banje, e përqafuar me ish-futbollistin. Zgjodhën të ishin të përmbajtur dhe të rezervuar, pasi para një viti, shtatzënia e parë nuk kishte shkuar siç e dëshironin. “Kësaj here desha të mbroja veten, vogëlushen dhe partnerin tim”, kishte shpjeguar ajo. Tani nuk mbetet tjetër veç festimeve. Mirëserdhe Stella!

 

Më Shumë