Njerez

Flet dëshmitarja: Si vdiqën në pus tre vetë nga një familje

Tre anëtarë të një familjeje kanë humbur jetën këtë të enjte në fshatin Dushnik të Beratit, pasi kanë mbetur të bllokuar në pusin para shtëpisë

Bëhet fjalë për anëtarët Gentian Hoxha, Neim Hoxha si dhe Kamber Hoxha.

Dy prej tyre Gentiani dhe Kamberi ndërruan jetë menjëherë e më pas ndërroi jetë edhe Neim Hoxha, i cili fatkeqësisht nuk arriti t'u mbijetonte plagëve në spital.

Shtëpia e Kamberit

I pari që hyri në pus ishte 75-vjeçari Kamber Hoxha dhe për fat të keq mbeti i bllokuar brenda. Për ta shpëtuar hyri i nipi Gentjani, i cili edhe ai ndërroi jetë më vonë.

Shpresa, dëshmitarja okulare, tregon për Gazetën “Si”, se ishte duke fshirë oborrin që është ngjitur me bahçen e Kamber Hoxhës kur ka ndodhur ngjarja.

Shpresa, dëshmitarja okulare

“Ishin në bahçe të tre, Kamberi e shoqja Raimeja dhe nipi Gentiani. Genti po bënte humor me Raimenë, në një moment e dëgjova që tha hyri në pus. Pastaj bërtiti hajde se nuk po luan. Dëgjova të bërtiturat e Raimesë dhe të Gentianit, pastaj nuk e kuptova por ai hyri menjëherë. E pashë që hyri kur Raimeja doli në rrugë për të kërkuar ndihmë”, tregon mes lotëve gruaja. Kur gruaja doli për t’i qëndruar pranë fqinjës, aty mbërriti menjëherë nipi tjetër Neimi që ka një dyqan në fshat. Të gjithë po bërtisnim çdo bënim, kur aty hyri dhe Neimi”, përshkruan për Gazetën “Si” dëshmitarja okulare.

Shtëpia e Kamberit

“Duhet t’i ketë rënë ndonjë gjë në pus, ata nuk e përdornin prej vitesh”, shton gruaja, e cila kujton që prej kohësh familja Hoxha po përpiqej ta mbushte me dhe dhe mbeturina, pasi nuk e përdorte më.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë