Futboll

Blindohet finalja e Kupës Libertadores, 1 polic për çdo 6 tifozë

Finalet në përgjithësi dhe aq më shumë derbit apo sfidat mes skuadrave rivale kanë nevojë për një nivel të lartë sigurie. Për finalen e Kupës Libertadores, që do të luhet më 23 nëntor në Lima të Perusë mes Flamengos dhe River Plejtit, në masat e sigurisë është parashikuar që për çdo 6 tifozë të ketë një agjent policie. Në Kupën Libertadores ndodh rrallë të ketë ndeshje të qeta, në fushë ka gjithmonë grintë dhe agonizëm. Mes tfozërive ka gjithmonë rivalitet, për më tepër kur përplasen brazilianët dhe argjentinasit.

Llogaria nuk është e komplikuar. Sipas asaj që raporton “Olé”, në kryeqytetin e Perusë, Lima, që pret finalen River Plejt-Flamengo, është parashikuar të angazhohen 10.000 policë. Të pranishëm në këtë ndeshje parashikohet të jenë rreth 60.000 vetë, kështu që llogaria është e thjeshtë: do jetë 1 polic për çdo 6 tifozë. Duke llogaritur edhe pjesëtarët e stafit, gazetarët, punonjësit e stadiumit, mesatarja mund të ulet pak. Një nivel i lartë sigurie.

Yjet e Flamengos dhe River Plejtit. Gazeta Si, 22 nëntor 2019

Është e sigurt që gjatë ndeshjes do të ketë pak qetësi, kështu që do të duhet edhe ndonjë ndihmë nga lart… Nuk është fjala për Zotin, por, gjithmonë duke iu referuar gazetës “Olé”, për një helikopter dhe disa dronë që do të monitorojnë situatën. Fantazmat e vitit të kaluar, që e spostuan “Superclasico”-n River Plejt-Boka Zhunior në Madrid, janë ende të freskëta në memorien e të gjithëve. Tani gjithçka është ndryshe. Në rastin e vjetshëm, përveç rëndësisë së ndeshjes, në lojë ishte dhe rivaliteti historik mes Bokës dhe Riverit. Këtë radhë bëhet fjalë për një derbi të pambarimtë, atë mes argjentinasve dhe brazilianëve. Nuk është e thënë që të jetë një derbi më paqësor, ndaj dhe më mirë është të parandalosh se të kurosh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë