Drejtësia

Bleu votat më 14 maj, arrestohet me urdhër të SPAK një person në Kavajë

Një person është arrestuar me urdhër të SPAK, pasi ditën e zgjedhjeve të 14 majit iu ka premtuar dhe iu ka ofruar personave para me qëllim që të marrin pjesë në votime dhe për të blerë votat.

Në pranga ka rënë shtetasi K.K, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

SPAK njofton se është caktuar masa ‘arrest me burg’, e cila është ekzekutuar ditën e sotme.

Hetimet paraprake për këtë procedim penal janë në vazhdim e sipër dhe ende nuk kanë përfunduar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë