Merkato dimërore në futbollin ndërkombëtar është gjithmonë e komplikuar. Shpesh nis e qetë për tu egërsuar në ditët në vazhdim dhe sidomos në orët e fundit të saj. Pikërisht për këtë arësye është në gjëndje të ofrojë surpriza të mëdha. Mes të transferuarve më të shtrenjtë në 24 orët e fundit të saj mund të gjesh emra që tashmë e kanë lënë futbollin apo dhe nga ata që vazhdojnë në kategoritë amatore. Nga vendi i 10 në të 6 ata renditen kështu:
31 Janar 2018
Lucas Moura nga Paris Saint-Germain te Tottenham Spurs për 28 milonë euro
2 Shkurt 2015
Juan Cuadrado nga Fiorentina te Chelsea për 31 milionë euro
31 Janar 2023
Vitinha nga Sporting Braga te Olympique Marseille për 32 milonë euro
2 Shkurt 2015
Andre Schürrle nga Chelsea te Wolfsburg për 32 milonë euro
31 Janar 21013
Willian nga Shakhtar Donetsk te Anzhi për 35 milionë euro.

Sa ju përket pesë të parëve ata startojnë me Andy Carroll që luan në kategorinë e dytë franceze. Por gjigandi anglez më 31 Janar të vitit 2011 u transferua nga Newcastle te Liverpool për 41 milonë euro, më shumë se edhe Luis Suarez i cili më vonë do të bëhej në një ndër bomber-at e “The Reds.

Në vendin e katërt është dikush që mund të shndërrohej në një ndër sulmuesit më të fortë të të gjitha kohërave. Pas zhgënjimit te Porto, Jackson Martinez u ngjit në katedër te Atletico Madrid nga ku në 3 Shkurtin e vitit 2016 u transferua te Guangzhou Evergrande. 42 milionë eurot e shpenzuara për të vlejtën vetëm 4 gola të shënuar në Kinë.

31 Janari i vitit 2011 mbetet një datë speciale pasi jo vetëm Liverpool por edhe Chelsea hyri në histori për një nga blerjet më të shtrenjta në fundin e merkatos dimërore, kur mori Fernando Torres për 58 milionë euro nga “Anfield”.

Aubameyang ka qënë një ndër sulmuesit më të mirë në dekadën e fundit dhe pas 141 golave me fanellën e Dortmund, sulmuesi gabonez zbriti në Premier League, sponda Arsenal nga 31 Janari i vitit 2018. Për shërbimet e tij, “Gunner-s” nxorrën nga arkat, 64 milionë euro.

Këtë klasifikim e kryeson Enzo Fernandez. Mesfushori i Chelsea-t mbërriti në Londër në 31 Janar 2023 për 121 milionë euro. I përfitoi Benfica për shitjen e dytë më të shtrenjtë në historinë e klubit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.