Lajme

Blendi Gonxhe emërohet drejtori i ri i Patentave

Blendi Gonxhe, ish-nënkryetar i bashkisë në kohën e Edi Ramës, është emëruar Drejtori i ri i Patentave pas dorëheqjes së Arben Isarajit. Me ardhjen e Erjon Veliajt në Bashkinë e Tiranës, Gonxhe mbante postin e drejtorit të Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës.

Arben Isaraj dha dorëheqjen nga posti në datën 22 tetor pas arrestimit të vëllait të tij për trafik narkotikësh.

Altin Isaraj, 47 vjeç, është arrestuar për “trafikim të armëve dhe municioneve” dhe “shpërndarje të lëndëve narkotike”. Gjatë kontrollit atij iu sekuestrua edhe një armë tip pistoletë, të cilën e posedonte pa leje.

Në letrën drejtuar ministrit të Energjetikës, Damian Gjiknuri dhe në dijeni të kryeministrit Rama, Isaraj shkruante “për të mos ndikuar direkt apo indirekt me pozicionin tim të lartë administrativ, në pavarësinë dhe dhënien e drejtësisë në Shqipëri, jap dorëheqjen nga pozicioni i drejtorit të Përgjithshëm në Drejtësinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë