Biznes

Biznesi letër qeverisë: Zgjasni afatin e deklarimit për pronarët përfitues

Shoqatat e biznesit i kanë drejtuar një letër ministres së Financave Anila Denaj, komisioneve parlamentare dhe kryeministrit Rama ku kërkohet shtyrja e afatit të deklarimit të të dhënave të pronarëve përfitues të bizeseve apo pronarëve deri në fund të qershorit 2021.

Këtë herë, kërkesës nga Confindustria iu bashkuan edhe 10 shoqata të tjera.

Në letër qartësohen arsyet e kërkesës duke e nisur me OJF-të, pasi janë jo-fitimprurëse, nuk kanë një individ që përcaktohet si pronar pasi janë persona juridikë, fondacione apo sipas formës së organizimit të tyre.

“OJF kanë liri organizimi i.e. përcaktimit të organeve të tyre drejtuese dhe vendimarrëse, përfaqësuesit ligjor i gjejmë të formave të ndryshme, Kryetar Asambleje, Kryetar Bordi, Drejtor Ekzekutiv apo Sekretar të Përgjithshëm. OJF janë me apo pa anëtarësi. Anëtaresia mund të jetë person (individ) apo person juridik. Duke qenë se në rastin e OJF kuptimi i pronarëve përfitues nuk gjen aplikim të drejtpërdrejtë, nuk është e qartë cilat do të jenë deklarimet që OJF sipas rastit, shoqatë (me apo pa anëtarësi) me anëtarësi subjekte juridike apo individe, fondacione e më tej sipas formës së organizimi.”

Në kërkesë shtohet dhe problemi i regjistrim te OJF-ve në e-Albania pasi nuk i njeh si drejtues apo administrues ligjorë.

Më tej në letër përcaktohet se ka shumë probleme teknike në portalin online gjë që dëmton shumë bizneset e huaja që dueht të kryejnë një seri punësh në vendin e origjinës dhe t’i sjellin në vendin tonë ku operojnë.

Letra është firmosur nga:

  1. Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë
  2. Bashkimi Tregtar i Shqipërisë
  3. Confindustria Albania – Shoqata e Industrialistëve Italianë në Shqipëri
  4. Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri
  5. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri
  6. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqiperi – Britani e Madhe
  7. Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri
  8. Dhoma Italiane e Tregtisë në Shqipëri
  9. Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë në Shqipëri
  10. Foreign Investors Association of Albania
  11. Shoqata e Biznesit Grek në Shqiperi.

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë