Lajme

Biznesi i vogël ka 12 kërkesa: Qeveria të shlyejë pagesat dhe pagë të plotë punonjësve

Shoqata e Biznesit të Vogel dhe të Mesëm i ka dërguar qeverisë një kërkesë me 12 pika, si masa për lehtësimin e dëmit financiar deri në mbylljen e pandemisë. Ndër të tjera, biznesi kërkon nga qeveria që të shlyejë pagesat, gjobat dhe detyrimet fiskale dhe të paguhet pagesa e plotë e punonjësve. Një tjetër kërkesë është pagesa e detyrimeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësorë.

https://www.facebook.com/shoqataebiznesit/posts/2267998523495369


"Të shtyhen pagesat e energjisë elektrike dhe të ujit. Biznesi të përjashtohet nga taksa e pronës deri ne përfundimin e gjendjes se emergjencës natyrore. Të kompensohet e plotë pagesa e qirasë dhe tatimit në burim e qiradhënësit. Të shtyhet për një periudhe të caktuar deklarimi i bilanceve. Çdo vonesë e mos realizimit të kërkesave tona do të jete me kosto ete pallogaritur për biznesin, por edhe për ekonominë shqiptare", thuhet në këtë deklaratë.

Kërkesat e biznesit të vogël dhe të mesëm
Qeveria të shohë sektor pas sektori mundësinë e veprimtarisë ekonomike.
Qeveria duhet të shlyej pagesat, gjobat dhe detyrimet fiskale të biznesit ndaj qeverisë.
Të paguhet pagesa e plotë e punonjësve.
Të paguhen detyrimet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësorë.
Të hiqet çdo lloj takse dhe tarife e Pushtetit Lokal.
Të shtyhen pagesat e energjisë elektrike dhe ujit.
Biznesi të përjashtohet nga taksa e pronës deri ne përfundimin e gjendjes se emergjencës natyrore.
Të kompensohet e plotë pagesa e qerase dhe tatimit në burim e qiradhënësit .
Të shtyhet për një periudhe të caktuar deklarimi i bilanceve.
Të kreditohet biznesi me Garanci te Qeverise me fitime 1-3 % .
Banka e Shqipërisëe të injektojë likujditet në treg për të ulur efektin e krizës.
Këto masa te merren urgjent nga Qeveria dhe Pushteti Lokal


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë