Pavarësisht kundërshtive dhe protestave, biznesi i vogël i është nështruar ligjit dhe ka arritur të plotësojë deklaratën e thjeshtuar për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në bazë mujore.
Sipas Tatimeve janë 11,340 subjekte që i përkasin fashës 2 deri në 5 milionë lekë, të cilët kanë dorëzuar, pranë Administratës Tatimore, deklaratën e thjeshtuar të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Kjo shifër përbën rreth 97% të totalit të deklaratave të gjeneruara nga sistemi, për tatimpaguesit e vegjël, të cilët mbartën detyrimin për të deklaruar dhe paguar TVSH-në.
Administrata Tatimore, në dy javët e para të muajit korrik ka ofruar për 900 subjekte të biznesit të vogël asistencë për plotësimin e librave të shitjes dhe blerjes, si dhe plotësimin e deklaratës së thjeshtuar të TVSH-së.
Ndërsa pjesa tjetër e subjekteve u është drejtuar në mënyrë individuale ekspertëve përkatës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.