Biznes

Biznesi i miliardave – Laj. Shplaj. Kreh. Thaj. Leh!

Karin Brulliard - Në biznesin miliarda dollarësh të përkujdesjes së kafshëve të shoqërimit, të gjithë qentë shumë të mirë meritojnë qethje flokësh shumë të mira.

Në një skenë, në një sallë konferencash  në Pennsilvaninë Qendrore, të paktën 14,000 vjet pasi njerëzit zbutën ujqit në qen, Milena Kon ktheu në qen një gazelë. Dhe një elefant. Dhe një luan. Dhe një gjirafë.

Ky evolucion, që ndodhi gjatë një prej garave më të njohura të qenve, ka përfshirë një qenush me emrin Soleil, flokët e të cilit u skulpturuan dhe  morën nuancat e kafshëve afrikane.

“Unë tërhiqem pas çdo gjëje artistike,”Kon, një grafik dizainer që është kthyer në parukiere qensh prej New Jersey, tha përpara ngjarjes. “Dhe unë i dua qentë. Ata janë pasioni im. Janë dobësia ime.”

Kjo “qethje kreative” ishte ngjarja kurorëzuese e shfaqjes më të madhe tregtare të vendit, Groom Expo. Por veprimi ishte  aq entuziast sa, në qindra dyqane të shitjes së aksesorëve për qen  dhe parfumeve për ta dhe në dhjetëra seminare  mijëra njerëz blejnë veshje të dedikuara, etj.

Kjo industri shërbimesh prej 6,5 miliard dollarësh u dyfishua gjatë dekadës së fundit, e nxitur nga rritja e shpejtë e asaj që tregtarët e quajnë "humanizimin" e kafshëve shtëpiake. Kur është fjala për qentë, kjo do të thotë një migrim jo vetëm nga oborri në shtëpi, por edhe në shtrat dhe në makinë, ku shpesh trajtohen e kurohen - si pjesa tjetër e familjes.

Parukierët thanë se kur panairi u shfaq  30 vjetë më parë, 350 qenë u paraqitën. Këtë vit erdhën 5,600 të tillë.

“Arsyeja më e madhe e gjithë kësaj është që shumë njerëz i konsiderojnë qentë si të jenë fëmijët e tyre,” tha Todd Shelly, presidenti i Barkleigh Productions, që publikon revistën  “Groomer to Groomer” i cili do të publikojë në faqen e parë të numrit të radhës qenin fitues të vitit.

Mercedes-Benz dhe kompani të tjera të mëdha gjithmonë e më shumë po sponsorizojnë aktivitetin, tha ai, sepse po i shohin parukierët si  “influencers” (ndikues) — njerëz që kanë ndjesinë e një kombi që i do qentë.

Dhe ndërkohë që ka shumë mbivendosje midis botës së përkujdesjes dhe botës së qenve të tregimit,  gjithnjë e më shumë njerëz janë të përkushtuar ndaj asaj që është ndoshta pararoja në dogmën amerikane - qeni i shpëtuar.

“Unë kam rritur qen. Unë i kam mbajtur ata në oborrin e shtëpisë, "tha Corina Stammworthy, e cila jo shumë kohë më parë ishte një studente e diplomuar në bioteknologji me karrierë në kërkime.Por në vend që të ushtronte profesionin e saj, ajo hapi një dyqan shërbimi për larjen e qenve që më vonë shtoi edhe parukerinë për ta e që tani numëron14 të punësuar.

Klientët e saj përfaqësojnë një nivel socio-ekonomik të gjerë, tha ajo, dhe kafshët e tyre janë me flokë të gjatë.” tha ajo.

Stammworthy qëndronte në një parking që shërbente si vend ku laheshin qentë në konkurse të ndryshme, që në atë moment ishin qen të braktisur që qëndronin në sheltera (qendra për qentë e braktisur).Tanimë në vitin e pestë, ngjarja vetëm me qentë e shpëtuar i lidh ata me parukierët,të cilët kanë 21/2 orë për t'u dhënë atyre pamje të hijshme, që mendohet se do të rrisë mundësinë e tyre për t'u adoptuar.

Në një vaskë pranë një grumbulli peshqirësh të lagur ishte një qen miks i quajtur Brownie. Ai po fërkohej nga duart e kujdesshme të Miranda Kalonarou, një parukiere prej rrethinave të Astorias në  Queens dhe fituesja e vitit të kaluar me një prej qenve të cilin rregulloi. Ajo kishte përdorur një shampo të dhënë , që nuk ishte idealja.

“Është e rëndësishme,” tha ajo, por duke marrë parasysh afatin kohor të dhënë, ajo zgjodhi që të tërhiqte produktet e saj nga garazhi. "Një prerje e mirë fillon me një dush të mirë. Dhe ai është i ndyrë (garazhi). "

Në skenë pas banjos, Kalonarou shkurtoi flokët e Brownie në një mënyrë të veçantë dhe të çuditshme, pastaj një kravatë. Pranë saj, një tjetër konkurrent e zbukuroi z. Lily, një qen i bardhë me veshë të ngjashëm me Yoda që mund ta bënte atë një yll të Instagramit. (Parukierja e tij mori vendin e dytë, duke fituar $ 1,500.)

Një dyzinë parukierësh po vraponin. Të gjithë qentë e tyre ishin të racës  poodles, që është tipike, tha Emily Myatt, pronare e një shkolle parukerie për qentë që vinte prej Australisë të merrte pjesë si gjyqtare në konkurs.

“Ti kërkon një qen që i pëlqen të duket, dhe poodles janë këta tipa qensh,” tha Myatt.

Gjithçka ndodh në skenë, skulpturimi,etj. dhe lyerja, por edhe ngjyrat përzgjidhen të mos jenë toksike.

Parukierët kreativë insistojnë se qentë nuk duan tia dinë për rezultatet, por kënaqen.

Shpëtuesit marrin kafshët nga shelterat me qëllim që ti ndihmojnë të gjejnë një familje e cila të kujdeset për ta.

“Ata e kuptojnë vëmendjen ndaj tyre, dhe kjo është ajo që unë mendoj se u pëlqen,” tha Kon, e cila ka dy furgon parukerie lëvizëse që u shërbejnë çifteve të reja të cilët shohin qentë si fëmijët e tyre.Kon ka nisur parukerinë kreative për kafshë katër vite më parë, dhe tani ajo ka10 poodles.

“Kam një kopsht të madh,” tha ajo.

Në vitet e kaluara, Kon ka krijuar modele “Finding Dory” dhe “Wonder Woman”.  Këtë vit modeli i safarit amerikan u inspirua nga Soleil, tha ajo, statuja e vogël e saj i kujtoi një gazelë.

“Kur unë u tregoj njerëzve pikturat,ata reagojnë në një mënyrë të tillë, ‘Jo, nuk është qen,’ ” tha Kon. “Dhe unë reagoj, ‘Po!’ ”

Kon, ka fituar konkurse të ndryshme. Fituesi i këtij viti ishte një mjeshtër që përdorte flokët e qenushit të saj për të krijuar karakteret e karikaturës së viteve 1980 "The Wuzzles", të cilën shumica e njerëzve, përfshirë Myattin, nuk e kishin dëgjuar.

"Rrofshin vitet '80s!" Bërtiti parukieri fitues, për një audiencë dhe industri të mbjellë fort në të tashmen.

Përshtati: Sabina Veizaj

Burimi: Washington Post


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë