Lajme

“Bizneset të deklarojnë xhiron e vërtetë!”

Tatimet bëjnë me dije se nga monitorimet e vazhdueshme kanë konstatuar se ka biznese aktivë që kanë pasur rënie në xhiron e deklaruar në kasat fiskale, krahasuar kjo me periudhat paraardhëse. Tatimet kërkojnë nga bizneset që të vetëkorrigjojnë raportimet, duke deklaruar xhiron reale.

“Të gjitha rastet e tatimpaguesve do të trajtohen përmes sektorit të Kontrollit në çdo Drejtori Rajonale Tatimore nëpërmjet thirrjeve në zyrë, vizitave në terren, vizitave fiskale në raste të veçanta, si dhe  përmes çdo rruge tjetër komunikimi që do t’i shërbente përmirësimit të raportimit të qarkullimit me pajisje fiskale. Administrata Tatimore ka konstatuar edhe tatimpagues, të cilët rezultojnë se nuk kanë transmetuar rregullisht shitjet e tyre ditore. Tatimpaguesit duhet të vënë në dijeni Administratën Tatimore në lidhje me shkaqet, për të cilat nuk është bërë i mundur transmetimi, si dhe të marrin masa për të rregulluar problemin.”- citojnë tatimet në njoftimin e tyre.

Tatimet nënvizojnë gjithashtu re, nëse bizneset do të vazhdojnë të mos deklarojnë aktivitetin real të tyre dhe nuk do të korrigjojnë raportimet, ata do të bëhen objekt i kontrolleve tatimore.

Këto kategori tatimpaguesish do të njoftohen përmes telefonit nga stafi i Qendrës së Thirrjeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë