Nga Gazeta ‘Si’ – Bizneset në Shqipëri po rezultojnë gjithnjë e më të varura nga financimi i huaj, sipas një analize nga Banka e Shqipërisë.
Në fund të vitit 2024, detyrimet e bizneseve shqiptare ndaj të huajve arritën rreth 1.350 miliardë lekë, ndërsa pretendimet e tyre ndaj jorezidentëve ishin shumë më të ulëta. Pretendimet e bizneseve shqiptare ndaj jorezidentëve përbëjnë vetëm rreth 6% të totalit të mjeteve financiare, ndërsa detyrimet ndaj tyre arrijnë në rreth 1/3 e të gjitha detyrimeve financiare të sektorit të biznesit.
Në fund të dhjetorit, stoku i investimeve të huaja direkte në bizneset vendase arriti rreth 17 miliardë euro, duke shënuar një rritje vjetore prej rreth 10%, ndërsa në vitet 2023–2024 rritja mesatare vjetore ishte rreth 19%.
Gjatë 12 muajve të fundit, rritja më e madhe është parë në sektorin e ndërtimit dhe në pasuritë e paluajtshme, ku investimet janë rritur me rreth 29%, ndërsa në tregtinë me shumicë dhe pakicë rritja ka qenë rreth 18%.
Raporti thekson se ky pozicion debitor është thelluar vazhdimisht që nga viti 2017, duke reflektuar rritjen e kredive dhe investimeve të huaja në ekonomi, sidomos në sektorin e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme.
Ndërkohë, borxhi i jashtëm i bizneseve, përfshirë kredi bankare, kredi tregtare dhe hua ndërkompani, ka qëndruar për më shumë se 10 vjet rreth nivelit 3 miliardë euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje