Biznes

Bizneset europiane në vështirësi, bien investimet

Eurostat raporton se bizneset e eurozonës kanë patur vështirësi të investonin në fund të 2019-ës.

Të dhënat më të fundit për biznesin, tregojnë se në tremujorin e tretë të vitit 2019, shkalla e investimeve të biznesit ishte 23.7% në eurozonë, krahasuar me 25.5% në tremujorin e mëparshëm.

Pjesa e fitimit të biznesit në euroznë mbeti e qëndrueshme në 39.2% në tremujorin e tretë të 2019-ës.

Të dhënat vijnë një draft i parë i llogarive tremujore të rregulluara sezonalisht të sektorit europian nga Eurostat, zyra statistikore e Bashkimit Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane (ECB).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë