Lajme

Bisedimet me Serbinë, Qeveria e Kosovës miraton platformën finale

Qeveria e Kosovës miratoi të enjten një platformë për periudhën përmbyllëse të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, që është edhe kusht për integrimin e të dyja palëve në Bashkimin Europian.

Në platformën tetëpikëshe thuhet se, Kosova pret që përfundimi i bisedimeve të çojë në njohje të ndërsjellë, duke respektuar sovranitetin dhe tërësinë tokësore, anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, përkrahjen dhe garantimin e zbatimit të marrëveshjes nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në platformë theksohet se bisedimet do të udhëhiqen nga presidenti i vendit dhe një delegacion, që pritet të përbëhet nga i gjithë spektri politik, ndërsa Parlamenti i Kosovës pritet të jetë autoriteti i lartë i cili do të ratifikojë marrëveshjen ligjore ndërkombëtarisht të detyrueshme, ndërmjet Kosovës e Serbisë.

“Besoj që nga të gjitha reflektimet që kemi, ka ardhur koha që Qeveria e Kosovës t’i propozojë Parlamentit një platformë për dialogun final, platformë të cilën deputetët e vendit mund ta votojnë si rezolutë, pra ta fuqizojnë si rezolutë”, tha Haradinaj.

Në të njëjtin kuadër, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj tha se qëllimi i platformës është krijimi i një uniteti institucional dhe partiak për periudhën e fundit të bisedimeve me Serbinë.

“Ne si qeveri kërkojmë që të kemi një mekanizëm politik, sesi të përfaqësohemi në një proces të tillë dialogu dhe ma merr mendja që është një ftesë për të gjitha partitë politike në pushtet dhe opozitë, që të jenë pjesë e procesit”, tha Hoxhaj.

Një platformë e tillë po hartohet për herë të parë në Kosovë, e sipas autoriteteve është shumë e rëndësishme për arritjen e një konsensusi partiak në vend, në kohën kur Kosova pritet të përballet me shumë sfida që dalin nga bisedimet me Serbinë, posaçërisht me zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Si.

What Is Universal Way To Get Prescription Drugs And Get To Know More About Health


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë