Portugali perfekte që triumfoi në ruletën e penalltive pas barazimit 2-2 në përfundim të kohës së rregullt dhe asaj shtesë. Diogo Costa priti penalltinë e Morata-s. Sfida u zhbllokua nga Zubimendi ndërsa barazimin e parë e gjeti Nuno Mendes. Oyarzabal ktheu Spanjën në avantazh por Ronaldo barazoi sërish me golin e 138 me fanellën e Portugalisë!
Momentet kryesore të Finales
-5′ João Neves pranë golit të parë
-15′ Gjuajtja e Pedri-t kaloi pranë shtyllës
-21′ Zubimendi kaloi në avantazh Spanjën
-26′ Nuno Mendes riktheu barazpeshën
-45′ Oyarzabal dyfishoi për kampionët e Evropës pas topit nga Pedri
-61′ Ronaldo barazoi sërish për Portugalinë
-Penalltitë: Diogo Costa ndali gjuajtjen e Morata-s

Lojtari i Ndeshjes: Nuno Mendes (Portugali)
“Nuno Mendes ishte në një formë të jashtëzakonshme në sulm dhe në mbrojtje gjatë këtij turneu. Shënoi në Finale ndërsa kishte dhënë assist në ½ finale. Ishte ai që nisi topin (më pas të devijuar) edhe për golin e CR7 ndaj Spanjës”
Libri i Artë i “Nations League”
2-Portugalia
1-Franca, Spanja

Statistikat e Finales
-Të dyja skuadrat kërkonin trofeun e 2 ndërsa Spanja luajti Finalen e 3.
-Spanja shënoi 25 gola në 10 ndeshje të “Nations League 2024/25”, më shumë se çdo skuadër në një edicion të vetëm të kompeticionit.
-Cristiano Ronaldo u bë futbollisti i parë që luan dhe shënon në Finale, përtej të 40. Ai theu rekordin e Luka Modrić (37 vjeç e 282 ditë vs Spanjës në 2023).
-Yeremy Pino, Mikel Merino dhe Unai Simón kanë luajtur të 3 finalet e Spanjës në “Nations League” (2021, 2023, 2025).
-Bernardo Silva arriti Gianluigi Donnarumma-n (26 ndeshje) në historinë e “Nations League”.
-Mikel Oyarzabal ka shënuar në finalet e 2021 dhe 2025 të “Nations League” si dhe golin e fitores në “UEFA EURO 2024”.
-Cristiano Ronaldo ndaj Spanjës kishte shënuar vetëm në grupet e Kupës së Botës në vitin (3 golësh në barazimin 3-3).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.