Sociale

Bino:Pjesa më e madhe e infektimeve janë me Delta. Të pasigurt për masat

Në Shqipëri, shumica dërrmuese e rasteve të shtuara me Covid-19 janë me variantin Delta të virusit. Kështu është shprehur në një bisedë me Zërin e Amerikës, Drejtuesja e Departamentt të Kontrollit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino e cila thotë se rritja e rasteve sidomos në dy javët e fundit është shqetësuese.

Ndërsa bën thirrje për zbatimin e rregullave anti Covid, si nga popullata ashtu dhe institucionet, zonja Bino shprehet se sipas saj, do të duhej që të parashikohen mekanizma detyruesë për kryerjen e vaksinës.

Në 24 orët e fundit u konfirmuan 379 raste dhe 1 humbje jete. "Për vetë faktin se si rastet janë transmetuar, por dhe gjithashtu nga disa të dhëna sugjeruese laboratorike, për vetë faktin se ne nuk bëjmë sekuencimin gjenetik në vendin tonë. Ne vazhdojmë të çojmë mostra dhe nga të dhënat që kemi, pjesa më e madhe janë Delta”, shpjegon znj.Bino.

Varianti Delta u konfirmua në Shqipëri në gjysmën e dytë të muajit Korrik, nga mostra të cilat ishin mbedhur që nga Qershori.

"Është akoma herët të flasim nëse kemi të bëjmë me një transmetim të gjerë komunitar. Fakti është që e kemi vënë re në disa qyetete të mëdha të përqëndruar por situata do të monitorohet hap pas hapi, për të gjitha llojet e masave kufizuese”, thotë zonja Bino.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë