Sociale

Bino: Po punohet në disa drejtime për të siguruar vaksinë të sigurtë për Covid-19

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe ekspertë të shëndetit publik të programit kombëtar të vaksinimit, deklaruan nga Qendra Shëndetësore Nr.6 në Kombinat, se janë siguruar vaksinat falas kundër gripit, për kategoritë në nevojë. Ndërkohë
Shefja e Departametit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino tha se po punohet edhe për të siguruar vaksinën e sigurt kundër Covid-19.
“Akoma Bota nuk ka një vaksinë të sigurt, janë pothuajsë 7 vaksina të cilat e kanë kaluar fazen e dytë, janë vaksina tepër premtuese dhe ka inisiativa të ndryshme. Një iniciativë është ajo e COVAX, një iniciativë e shumë vendeve dhe shumë partnerëve të rëndësishëm ndërkombëtarë në fushën e vaksinimit nën udhëheqjen e OBSH. Ne do të zgjedhim atë vaksinë që është efikase dhe e sigurtë”, tha Bino.
Ndërsa Manastirliu theksoi që qemdra shëndetësore Nr.6 në Kombinat është pjesë e programit të reahabilitimit të 300 qendrave shëndetësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë