Futboll

Bileta të nominura në derbi për të mbrojtur stolat e ‘Air Albanias’ nga ultrasit

Gazeta Si – Çdo tifoz që do të blejë një biletë për derbin e së hënës mes Partizanit dhe Tiranës do të mbajë përgjegjësi direkt për stolin ku do të ulet. Nëse ai stol do të thuhet, atëherë fatura i shkon tifozit që ka biletën.

Këtë herë biletat e derbit do të jenë të nominuara dhe çdo tifoz do të hyjë në ‘Air Albania’ me kartë identiteti. Një masë e marrë kjo nga kompania që merret me sigurinë në stadium për të shmangur ngjarje të shëmtuara si ato të derbeve të fundit, ku mes tifozëve ka pasur përplasje dhe stola të thyer të hedhur në fushë.

Nga nje derbi mes Tiranes dhe Partizanit. Gazeta Si, 3 mars 2023

Një organizim ndryshe për më shumë siguri, që u shkon për shtat edhe klubeve. Si Tirana, ashtu edhe Partizani, janë detyruar të dëmshpërblejnë stadiumin për dëmet e shkaktuara nga tifozët e tyre gjatë ndeshjeve të fundit. Këtu bëhet fjalë për grupimet ultras, që sistematikisht krijojnë probleme në “Air Albania”.

Tashmë masat në teori janë marrë, mbetet të shihet se sa efikase do të jetë kjo mënyrë ditën e derbit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë