Rend dhe Ligj

Bilanci i një jave në Tiranë, 16 shoferë të arrestuar dhe mbi 12 mijë gjoba për shkelje të ndryshme në rrugë

Gazeta Si - Brenda kësaj jave, 16 drejtues mjetesh janë arrestuar dhe mbi 12 mijë gjoba janë vendosur për shkelje të ndryshme të qarkullimit rrugor.

Policia e Tiranës ka publikuar bilancin bilancin e një jave, në lidhje me masat administrative dhe arrestimet të bëra në kuadër të shkeljeve të qarkullimit rrugor.

Vetëm në një javë, nga data 14 deri më datë 20 prill, janë më mijëra gjobat e vendosura nga policia rrugore ndaj shoferëve të cilët shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

“Gjatë kësaj jave janë marrë masa të rrepta për të garantuar sigurinë në rrugë, përfshirë arrestime dhe masa administrative të ndryshme: 16 arrestime për vepra penale në qarkullimin rrugor: 6 persona të arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, sipas neni 291 të Kodit Penal. 2 drejtues mjetesh të arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtim në gjendje të dehur. 1 person i arrestuar për drejtim mjeti pa leje drejtimi. 1 drejtues mjeti i arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. 1 drejtues motori proceduar për drejtim pa leje. 5 persona proceduar për korrupsion aktiv ndaj zyrtarëve publikë. 1 drejtues mjeti i arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, drejtim në gjendje të dehur, largim nga vendi i ngjarjes, dhe pengim i zbulimit të së vërtetës”, thotë Policia Rrugore në një njoftim për mediat.

Sa i takon gjobave, edhe ato janë vendosur për shkelje të ndryshme.

“Janë vendosur 12,315 masa administrative gjatë javës, me theks të veçantë në: 774 masa për tejkalim të shpejtësisë së lejuar. masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit. Masa për mosvendosje të rripit të sigurimit. 234 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse. 403 masa për mosdhënie përparësi këmbësorëve. 8732 masa për qëndrim të gabuar. Automjete të bllokuara: Janë bllokuar 12 automjete për arsye të ndryshme, duke përfshirë mungesë dokumentacioni dhe detyrime të palikuiduara”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë