Lajme

Bilanc i tmerrshëm në Kosovë, 15 të vdekur dhe 218 raste të reja

Shifrat e të infektuarve dhe të vdekurve nuk njohin ulje në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, thotë se në 24 orët e fundit janë kryer 461 teste të dyshuara, prej të cilëve 218 kanë rezultuar pozitivë, ndërsa 15 qytetarë kanë humbur jetën. Autoritetet shëndetësore raportojnë se në orët e fundit janë shëruar 156 pacientë kurse numri i rasteve aktive në të gjithë vendin ka shkuar në 3.862. Në dhjetë ditët e fundit në Kosovë kanë humbur jetën 107 pacientë të prekur nga coronavirus.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë dhe deri sot janë regjistruar 9.492 raste nga 38.803 teste të kryera, ndërkohë 284 pacientë me sëmundje të tjera shoqëruese kanë ndërruar jetë.

Rritja e infektimeve dhe e numrave të viktimave është parë me shqetësim nga autoritetet shtetërore. Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, ka bërë thirrje për respektim të masave, ruajtjen e distancës dhe përkujdesje për higjienën personale.

Prishtinë 70 raste, Podujevë 23, Gjilan 16 raste, Ferizaj 15 raste, Fushë Kosovë 12 raste, Pejë 12 raste, Lipjan 7 raste, Prizren 7 raste, Suharekë 7 raste, Drenas 6 raste, Skenderaj 6 raste, Gjakovë 5 raste, Malishevë 5 raste, Dragash 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Deçan 3 raste, Istog 3 raste, Shtime 3 raste, Kamenicë 2 raste, Rahovec 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Klinë, Kllokot dhe Vushtrri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë