Ekonomi

Bojkot, të enjten nuk do të ketë qumësht dhe kos vendi në treg

Konsumatorët shqiptarë të enjten nuk do të gjejnë në treg qumësht dhe kos vendi.

Pas protestës së parë javën e kaluar kur fermerët në formë simbolike dhe presioni ndaj qeverisë, derdhën qumështin në rrugë, sëbashku me grumbulluesit dhe përpunuesit kanë vendosur që të mos prodhojnë qumësht dhe kos për konsumatorët shqiptarë.

Të hënën, fermerë, grumbullues dhe përpunues nga e gjithë Shqipëria janë mbledhur në një takim në Lushnje ku kanë vendosur që të martë e të mërkurë të bojkotohet qumështi i fermerëve me qëllim që në treg të mungojë produkti vendas.

E njëjta gjë, thonë përfaqësues nga Qendra Shqiptare e Eksporteve do të ndodhë edhe me fruta perimet në muajin prill kur të fillojë prodhimi intensiv vendas, “sepse tani në treg mbizotërojnë produktet e importit”.

Presioni ndaj qeverisë vjen si pasojë e skemës së re të TVSH-së për prodhimet bujqësore, ku përpunuesit nga llogaritë e bëra do të duhet të paguajnë një taksë qarkullimi sipas tyre prej 14%.

Skema e re detyron që për të gjitha produktet bujqësore në blerje do të paguhet 6% e TVSH-së dhe në shitje 20%.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë