Lajme

Bien aksionet europiane pas deklaratave për tkurrje ekonomike

Aksionet europiane kanë rënë sot së bashku me shumë aksione të kompanive që perfomancën e dobët zakonisht e kanë gjatë sezonit të verës (kjo mund të ndodhe për ato industri apo kompani që aktivitetin e tyre ekonomik psh e kanë ngushtësisht të lidhur me stinën e dimrit).

Banka Botërore është shprehur të hënën se kriza e koronavirusit do të shkaktojë një tkurrje të prodhimit ekonomik në botë me 5.2% në 2020-n. Mesa duket kjo deklaratë e Bankës Botërore së bashku me rënien e kompanive, që performojnë negativisht gjatë verës, kanë ndikuar negativisht në shumicën e industrive në ekonomi.

Këtë të martë, indeksi STOXXX 600 që shërben si një tregues i mirë i perfomancës së kompanive europiane ka rënë me 1.3%. Po kështu ka shënuar rënie, madje më të theksuar, Indeksi i bankave kryesore të eurozonës SX7E. I cili ka rënë me 5.6% sot, pas 60 ditësh në rritje.

Aksionet e prodhuesve më të mëdhenj të naftës si Royal Dutch Shell, British Petroleum, dhe Total kanë rënë sot midis 3.2 – 4.7 përqindëshit, teksa njëkohësisht sot çmimet e kontratave të së ardhmes të naftës bruto WTI dhe Brent kanë pësuar rënie gjithashtu.

Sektorë të tjerë që konsiderohen më ekonomikisht sensitivë si ai i automobilëve .SXAP, udhëtimeve e argëtimit .SXTP dhe ai i siguracioneve SXIP, të cilat kanë realizuar një rimëkëmbje në javët e fundit kanë rënë sot midis 3.6 – 4 përqindëshit.

Indeksi i bursës së Londrës FTSE 100

Po kështu ka rënë dhe indeksi i bursës së Londrës FTSE me 3.5% nga dita e djeshme.

Nga sektorët e pakët që ka pësuar rritje sot ka qënë ai i mjekësisë ku Indeksi SXDP është rritur me 1.2%. Burimi: Reuters. Përshtati në shqip Gazeta “Si”.

Copyright © Gazeta "Si"

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës "Si", në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë