Lajme

Bien aksionet europiane me rënien drastike të naftës

Aksionet Europiane ranë të martën teksa goditja e madhe që pësoi nafta dje (duke kapur për herë të parë në historinë e naftës WTI çmimin minus 40 $ për fuçi) dhe fitimet e zymta të tremujorit të parë të kompanive i kanë trëmbur investitorët mbi efektin afatgjatë negativ që koronavirusi pritet të ketë në ekonominë botërore.

BP Plc (PP.L),  Royal Dutch Shell Plc (RDSa.L) dhe Total SA (TOTF.PA) ranë sot me 3% - 4 % duke e ulur kështu indeksin European STOXX 600 me 1.1 % në këto momente.

Të tëra indekset e mëdha europiane kanë pësuar rënie sot pas rënies së naftës bruto amerikane nën zero ditën e djeshmë për herë parë në histori duke i’u shkaktuar kështu tregtarëve largimin nga kontratat e tyre të cilat do t’i mundësonin dërgesën e fuçive në Maj.

Indeksi STOXX 600 sapo ishte rimëkëmbur me 25% nga marsi i vështirë që kishte kaluar, por përsëri kishte mbetur rreth 22% larg niveleve të tij të arritur rekord pasi kompanitë kishin hequr dheniet e dividentëve dhe tërhequr parashikimet e tyre financiare.

Konglomerati i ushqimeve Associated British Foods (ABF.L) gjithashtu nuk i ka shpëtuar rënies së çmimeve në bursat europiane duke shënuar një rënie prej 2% e këtu sipas analistëve ka ndikuar shumë mos dhënia e dividentëve dhe fakti që nuk mund të jepnin një parashikim të plotë vjetor mbi fitimet e pikave të tyre të shitjes me pakicë të produkteve të modës

Burimi: Reuters


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë