Bota

Bie zjarr në një klub nate në Stamboll, raportohet për 29 të vdekur

Të paktën 29 persona kanë humbur jetën nga zjarri në një klub nate në Turqi. Klubi Masquerade, në bodrumin e një ndërtese të lartë në Stamboll, u mbyll dhe po rinovohej gjatë ditës. Zjarri shpërtheu pak pas mesditës, tha guvernatori i Stambollit Davut Gul, duke shtuar se shkaku nuk ishte ende i qartë.

Gul tha se viktimat e zjarrit mendohet se kanë qenë punëtorë që merreshin me rinovimin e klubit të natës. Pesë persona janë arrestuar në lidhje me zjarrvënien, ndërsa hetimet vazhdojnë. Të prangosurit përfshijnë tre zyrtarë, menaxherin e klubit të natës dhe menaxherin e rinovimeve.

Numri i viktimave është rritur me shpejtësi gjatë gjithë pasdites,

Kryetari i sapozgjedhur i Stambollit, Ekrem Imamoglu, ka shprehur ngushëllimet e tij në rrjetet sociale.

“Zoti i mëshiroftë qytetarët tanë që humbën jetën dhe iu uroj shërim të shpejtë të lënduarve tanë”, tha ai në një postim në X


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë