Lajme

Bie në kontakt me rrymën elektrike, vdes elektricisti në Dibër

Një person ka humbur jetën në Dibër këtë të enjte, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hotesh rreth orës 14:10 ku shtetasi me iniciale Y. Ll., elektricist po punonte, por ka rënë në kontakt me elektricitetin e për pasojë ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 14.10, është marrë informacion se në fshatin Hotesh, Dibër, është konstatuar nga banorët e zonës , pa shenja jete shtetasi Y. Ll,, elektricist, i cili dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike”, njofton policia.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë