Lajme

Bie akuza e korrupsionit ndaj Dashamir Xhikës

Ish-kreut të ARRSH-së, Dashamir Xhikës, i është pushuar akuza e korrupsionit në lidhje me dosjen e autostradës Tiranë-Elbasan. Ndaj tij tashmë rëndon vetëm akuza e shpërdorimit të detyrës.

Në lidhje me këtë, Gjykata për Krime të Rënda ka shpallur moskompetencë për dosjen e ish-kreut të ARRSH, Dashamir Xhika, duke ia kaluar Gjykatës së Tiranës.

Ish-kreu i Autoritetit Shqiptar të Rrugëve u vu në pranga më 2 shkurt 2018 me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Mbi ish-kreun e ARRSH-së, rëndon akuza e shpërdorimit të fondeve për aksin Tiranë-Elbasan, një rrugë e nisur para shumë vitesh dhe e papërfunduar deri më sot. Ndërtimi ishte parashikuar të kushtonte 407 mln $, por në auditin e Ministrisë së Infrastrukturës, rezultoi se kishte një dëm prej 54 milionë $. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë