Aktiviteti i bizneseve në zonën e Euros ra ndjeshëm për shkak të masat strikte anti Kovid. I gjithë rajoni po përballet me rritjen e numrit të të infektuarve dhe shtrëngimin e masave ndaluese, duke shkaktuar një ‘’dhimbje’’ ekonomike.
Indeksi i Menaxherëve të Blerjes në eurozonë, që lidhet me prodhimin dhe shërbimin ra me 47.5 në Janar dhe 49.1 në Dhjetor.
Chris Williamson, shef i ekonomisë së biznesit në IHS Markit, thotë se një recesion i dyfishtë për zonën e Euros duket i paevitueshme. Prodhimi ra në mënyrë të shpejtë dhe vazhdoi me përkeqësimin e kushteve të sektorit të shërbimit dhe një ulje të prodhimit, duke e cuar në nivelin më të ulët të 7 muajve të shkuar.
Christine Lagarde, presidente e Bankës Qendrore të Europës tha se masat aktive kundër përhapjes së Kovid vazhdojnë të rrezikojnë përdoruesit e Euros.
Variantet e reja të virusit kanë rritur dhe shqetësimet për vonesën e procesit të vaksinimit në Bashkimin Europian.
‘’Në këto momente një ndihmë ekonomike e mjaftueshme është e domosdoshme.’’ – u shpreh Lagarde. Banka Qendrore e Europës vendosi të mos i ndryshojë politikat e ndjekura mbi nivelet e interesit dhe ndihmat ekonomike përgjatë kësaj kohe.
Banka parashikon një rritje të PBB-së së vendeve që përdorin Euron që të zgjerohet me 3.9% në 2021 dhe 2.1% në 2022, kjo pas një rënie prej 7.3% vitin e kaluar. Gjithsesi çdo ndryshim në ekonomi varet nga mënyra si zhvillohet më tej pandemia.
Franca njësoj si vendet e tjera pati një tkurrje ekonomike dhe 4.7 % por gjatë Janarit bizneset franceze rritën numrin e të punësuarëve.
‘’Kjo tregon që bizneset i kanë hyrë rekrutimit të punonjësve duke besuar në rikuperimin e ekonomisë gjatë gjysmës së tjetër të vitit,’’ –tregon ekonomisti Elion Kerr.
Në Gjermani punësimi u rrit lehtshëm gjatë Janarit të 2021, me një Indeks Prodhimi prej 50.8% .
‘’Në fund të fundit, Gjermani bëri një rimëkëmbje të ngadaltë të ekonomisë gjatë Janarit, por masat e marra që do të zgjasin deri në mesin e Shkurtit na japin një panoramë më të qartë se si do të jetë situata deri atëherë,’’- thotë drejtori i IHS Markit.
Qeveria gjermane vendosi të zgjasë karantinimin deri më 14 Shkurt.
Burimi : CNBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.