Bota

Biden: Nuk dërgojmë raketa me rreze të mesme në Ukrainë

Gazeta Si - Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të dërgojnë në Kiev sisteme raketore me rreze te mesme, që mund të arrijë në territorin rus. Lajmi është konfirmuar nga presidenti amerikan, Joe Biden.

Ky vendim i fundit është pritur mirë nga Moska. Zëvendëspresidenti i këshillit të sigurisë, Dmitri Medvedev, e ka gjykuar "të arsyeshëm" vendimin e Biden për të mos dërguar në Ukrainë raketa me rreze të mesme.

Dmitri Medvedev. Gazeta Si, 30 maj 2022

Në rast sulmesh ndaj qyteteve të saj, Rusia, sipas Medvedev, do të godasë qendrat ‘kriminale’, disa prej të cilave janë larg Kievit.

Sa i takon luftës në Ukrainë, Turqia është gati të marrë pjesë në mekanizëm të mundshëm për vëzhgimit në Ukrainë, nëse Moska dhe Kievi arrijnë një akord.

Konfirmimi ka ardhur nga presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, pas një telefonate me presidentin rus, Vladimir Putin. Të dy kanë biseduar për situatën në Ukrainë.

Zyra e presidentit Erdogan ka bërë me dije se Turqia është gati të organizojë një takim mes Rusisë, Ukrainës dhe Kombeve të Bashkuara në Stamboll. Këtë mesazh Erdogan ia ka shprehur Putinit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë