Bota

Biden nga Spanja: Samit historik, NATO më e fortë dhe më e bashkuar

Gazeta Si - “Ky ishte një samit historik. Para fillimit të luftës, unë e paralajmërova Putinin se aleanca do të bëhej më e fortë dhe më e bashkuar dhe kjo është ajo që ndodhi”.

Në konferencën për shtyp pas samitit të NATO-s në Madrid, presidenti amerikan ka treguar edhe një herë se bashkimi e ka bërë më të fortë Aleancën Euro-Atlantike.

“Bota ka ndryshuar dhe NATO ka ndryshuar në përputhje me rrethanat”, shtoi presidenti.

Për NATO-n, “Rusia është një kërcënim i drejtpërdrejtë dhe Kina është një sfidë sistematike. Ne do të mbështesim Kievin për aq kohë sa të duhet. Rusët kanë humbur 15 vjet zhvillim të ekonomisë së tyre, kanë pasur dështimin e parë në 100 vjet, ata kanë vështirësi në prodhimin e naftës, sepse kanë nevojë për teknologjinë amerikane dhe ka një situatë të ngjashme në sektorin ushtarak”.

Biden shtoi se “ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit aleat, gjërat ndryshojnë dhe ne duhet të përshtatemi. I thashë Putinit se nëse ai sulmonte do të shikonte fuqizimin e NATO-s edhe më shumë dhe kjo është pikërisht ajo që ndodhi. Ky është një samit që shërben për të forcuar Aleancën. Bota ndryshon dhe NATO ndryshon në përputhje me rrethanat”.

Së fundi, presidenti amerikan shpalli vendimin e tij edhe për "800 milionë dollarë të tjera ndihmë ushtarake", duke nënvizuar se si do të jetë e mundur "të vendoset një tavan për çmimin e naftës".


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë