Bota

Biden mundi Trump, fiton debatin e fundit presidencial

Debati i dytë dhe  i fundit presidencial mes presidentit Donald Trump dhe kandidatit demokrat Joe Biden mund të ketë mos qënë një duel i egër me shpata, sepse të dyve iu fik mikrofoni kur fliste kundërshtari, por e pati gjithsesi një fitues. Sondazhet e para sugjerojnë se Joe Biden bëri dha argumente më të mira në përballjen me Trump të enjten, ndërkohë që ky i fundit u pa disa herë duke humbur qetësinë para kamerave.

Në përgjithësi, 53% e votuesve që panë debatin thanë se Biden fitoi “duelin”, ndërsa 39% mbështetën presidentin Donald Trump.

Sipas një sondazh të CNN, shikuesi thanë që kritikat e Biden ndaj Trump ishin kryesisht të drejta (73% thanë se ishin të drejta, 26% të padrejta) por ishin më të përçarë kur u pyetën nëse sulmet e Trump ndaj Biden ishin të drejta (50% thanë po, 49% jo).

https://www.youtube.com/watch?v=yVXxWy52Zyg

Biden udhëhiqte po ashtu sondazhet përpara debatit me 55%, dhe pas përballjen televizive, mbështetja për të ishte rritur me 56%.

Vëzhguesit e debatit të së enjtes preferuan Trump mbi Biden për ekonominë (56% thonë se ata mendojnë se Trump dha argumente më të mira) por Biden fitoi përparësi sa herë që diskutohej për pandeminë.

Kandidati demokrat i hodhi poshtë akuzat se ai do ta mbyllte përsëri të gjithë vendin, për shkak të pandemisë, duke thënë se në vend të kësaj, do të merrte një qasje shumë më shkencore.

Trump ndërkohë mori mbështetjen e publikut sa herë që sulmonte Bidenin për akuzat kundër djalit të tij Hunter, i cili ka shërbyer në bordin e drejtorëve të kompanisë ukrainase të energjisë, Burisma, për pesë vjet, duke filluar nga viti 2014.

Roli i Hunter Bidenit në Burisma është vënë nën vëzhgim pas deklaratave të Trump se zyrtarët amerikanë kanë prova që e lidhin atë me afera korruptive. Biden tha se djali i tij nuk ka bërë asgjë të papërshtatshme ndërkohë që ka punuar në Burisma.

Ai më pas kaloi në ofensivë, duke thënë se Trump është ai që është fajësuar për marrëdhëniet e tij me Ukrainën. Biden po ashtu tha se akuzat kundër djalit të tij janë hetuar në mënyrë të përsëritur dhe se ato nuk lidhen me ndonjë keqbërje.

Biden nga ana tjetër kaloi në përparësi pasi sulmoi presidentin për taksat dhe lidhjet e tij me biznese të huaja. Biden sipas sondazheve dha argumente më të plota për sigurinë kombëtare, sigurinë e zgjedhjeve, Kinën, imigracionin, ndryshimin e klimës dhe energjinë e ekonominë.

Debati u mbajt me një rregull të ri, me të cilin i fikej mikrofoni kandidatit që nuk fliste. Rregulli u miratua pas debatit të parë Trump-Biden, ku dy kandidatët i prenë vazhdimisht fjalën njëri-tjetrit.

Debati i parë mes Trump dhe Biden u mbajtu më 29 shtator por i dyti, i planifikuar për 15 tetor, të anuluar, për shkak të infektimit të Trumpit me koronavirus.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë