Presidenti i SHBA, Joe Biden mbështet Mark Rutte-n për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s. Kështu raportohet nga Politico, e cila citon burime të administratës amerikane.
Mbështetja e Biden për kryeministrin holandez me gjasë do të shtyjë edhe shumë aleatë t’i bashkohen nominimit të Rutte-s në krye të aleancës së Atlantikut të Veriut.
Mandati i shefit aktual të NATO-s, Jens Stoltenberg skadon në muajin tetor të këtij viti. Suedezi është në krye të aleancës që në vitin 2014 dhe ka qëlluar në periudhën më të vështirë të NATO-s edhe për shkak të presionit prej pushtimit rus në Ukrainë dhe anëtarësimeve të reja në aleancë ku mund të bëjë pjesë shumë shpejt edhe Suedia.
Për postin e lartë në NATO ka shprehur interes edhe kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, e cila është shpallur në kërkim nga shteti rus.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.