Bota

Biden do të pajisë me dokumente 11 milionë emigrantë të paligjshëm

Presidenti i zgjedhur Joe Biden ka në plan të prezantojë një projektligj gjithëpërfshirës për të reformuar emigracionit gjatë ditëve të tij të para në detyrë. Legjislacioni i ri, i cili aktualisht po hartohet nga Demokratët e Kongresit dhe mbrojtësit e të drejtave të emigrantëve, do të bëjë të mundur që 11 milion emigrantë pa dokumenta të marrin nënshtetësinë amerikane.

Sipas mediave amerikane, jo vetëm ky plan u ofron jo vetëm të rinjve qe shkojnë në SHBA për të studiuar një rrugë më të shkurtër për nënshtetësinë, por i jep gjithashtu fund lidhjes mes reformave të emigracionit me rritjen e masave të sigurisë.

Plani i Biden është agjenda më agresive dhe efektive që kam parë në reformën e imigracionit", thotë Hector Sanchez Barba, kreu i Mi Familia Vota.

Jess Morales Rocketto, drejtori ekzekutiv i një organizate për të drejtat e emigrantëve gjithashtu tha se ishte i impresionuar, duke theksuar se ky plan do t’i jepte fund emigracionit të paligjshëm në SHBA.

"Shpresoj që Kongresi dhe kombi ynë do të njohin që këta emigrantë u rritën kur Shtetet e Bashkuara kishin nevoja dhe e vendosnin veten e tyre në rrezik çdo ditë duke shërbyer si punëtorë thelbësorë gjatë kësaj pandemie vdekjeprurëse", tha senatori demokrat Alex Padilla.
Por ashtu sic pritej republikanët kanë kundërshtuar ashpër këtë reformë. Lora Ries, ish-zëvendës shefe e stafit në Departamentin e Sigurisë Kombëtare nën Trump, thotë se ky legjislacioni minon sigurinë."Shpërblime të tilla do të tërheqin më shumë njerëz të hyjnë ilegalisht në SHBA për të marrë kartonin e gjelbër, duke dëmtuar sigurinë në kufijtë amerikanë", tha Ries.

Këtë javë ish-Prokurori i Përgjithshëm Jeff Session dhe zyrtarë të lartë të Departamentit të Drejtësisë u akuzuan ishin "forca lëvizëse" pas ndarjes së familjeve të emigrante në kufirin SHBA-Meksikë dhe ata i kushtuan pak vëmendje faktin nëse këto familje do të bashkoheshin ndonjëherë .
Legjislacioni i Biden, nëse miratohet, do të ishte politika më e gjerë e imigracionit që nga Akti i Reformës dhe Kontrollit të Emigracionit të Presidentit Reagan të vitit 1986 i cili, u dha statusin ligjor 3 milion njerëzve pa dokumente në SHBA.

Vlen të kujtohet, megjithatë, se ish-presidenti Barrack Obama u përpoq të kalonte reformën gjithëpërfshirëse të imigracionit gjatë dy mandateve të tij në detyrë, por si republikanët ashtu edhe Gjykata e Lartë e bllokuan. Kështu që Biden nuk do të ketë një rrugë të lehtë përpara në Kongres, megjithëse ai do të ketë disa fuqi për të miratuar pjesë të caktuara të planit të tij duke përdorur urdhra ekzekutivë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë