Do të zhvillohet sot ceremonia e Inaugurimit të presidentit turk, Erdogan.
Në këtë ceremoni do të jenë të pranishëm 22 presidentë, 28 kryeministra dhe krerë parlamentarë si dhe 6 sekretarë të përgjithshëm të organizatave ndërkombëtare.
Në mesin e tyre do të jenë edhe edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Po ashtu në ceremoninë ku do të ketë një pjesëmarrje me afërsisht 10 mijë njerëz, theksohet se janë ftuar edhe qytetarë nga shtresa të ndryshme të shoqërisë si mësues, punonjës, zjarrfikës, kryepleq, tregtarë, minatorë dhe dentistë.
Po sot Erdogan do të mbajë edhe një konferencë për media.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.