Futboll

Beteja Panuçi-Nishani, gjykata merr vendimin përfundimtar

Ka marrë fund beteja ligjore me ish-presidentit të vendit, Bujar Nishani dhe trajnerit të ekipit kombëtar, Kristian Panuçi. Padia e teknikut italian për cenim të imazhit nga ana e Nishanit është hedhur poshtë nga Gjykata. Lajmi është bërë i ditur përmes rrjeteve sociale nga avokatët e Nishanit. Në një foto bashkë me Nishanin të dy avokatët nuk e kursejnë ironinë për trajnerin e ekipit kombëtar, duke i kërkuar atij që të ketë suksese në të ardhmen në fushën e futbollit.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10156648578384475&set=a.145683269474&type=3&theater

Kjo ishte padia e dytë që i rrëzohet Panuçit, pasi e para u kundërshtua nga gjykata se ishte e parregullt. Ajo u plotësua më tej nga italiani dhe gjyqtarja Anila Karanxha i la 30 ditë kohë palës së paditur, ish-presidentit të Republikës, që të përgatiste mbrojtjen dhe të paraqiste provat e tij.

Gjithë kjo çështje mes ish-presidentit dhe trajnerit Panuçit filloi nga etiketimi “sharlatan” i bërë në rrjetet sociale nga Bujar Nishani. Kjo gjë nuk u prit mirë nga Panuçi, i cili njoftoi se kishte nisur një procedim penal lidhur me këtë rast. Padia e trajnerit italian ishte depozituar në gjykatën civile të Tiranës dhe tekniku italian kërkonte nga Nishani një dëmshpërblim prej 100 mijë eurosh për dëmin që i kanë shkaktuar ato deklarata. Kjo është hera e parë që një trajner i Kombëtares, apo një pjesëtar i saj, u përball në Gjykatë me një politikan dhe përfundimi siç mund të pritej ka parë fitues këtë të fundit që është më ekspert në këtë fushë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë